Subscribe

Ne një kohe qe lideri i mazhorances Edi Rama e ka bere te qarte se nuk e pret me Partine Demokratike per reformën ne drejtësi; aleati i tij, Lëvizja Socialiste per Integrim, ka folur serish per nje reforme me konsensusin e opozitës. Nga Gjirokastra, sekretari i përgjithshëm i LSI Luan Rama, ka theksuar se reforma duhet miratuar me konsensusin e te gjitha forcave politike.
“LSI është e vendosur te kontribuoje maksimalisht per te garantuar konsensusin e nevojshëm qe te ojme ne nje votim unanim te reforme ne kuvend.”
Deklarata e Luan Rames vjen vetëm nje dite pasi kreu i kuvendit Ilir Meta ftoi ne nje takim liderin e opozitës Lulzim Basha. Por ndërsa ky i fundit ende nuk ka kthyer përgjigje, zerat brenda PD qe mbështesin kete takim. nuk kane munguar. Nje dite me pare, kreu i Kuvendit Meta i kërkoi liderit te opozitës Lulzim Basha qe te takohen per reformën ne drejtësi deri ditën e hëne; nje takim qe edhe ne rast se behet ka pak gjasa te ndryshoje situatën politike pas dështimit te takimit Rama – Basha ne 6 qershor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *