E premte, 13 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

LSI kërkesë zyrtare Arta Markut: Pezullimet punimet në të gjithë Unazën e Re

LSI ka kërkuar zyrtarisht kryeprokurores Arta Marku që të pezullojë punën për zgjerimin e Unazës së Re nga Pallati me Shigjeta deri tek Dogana.

 

Në letrën e firmosur nga Monika Kryemadhi I kërkohet znj.Marku që të pezullohen punimet edhe në të dy lotet e tjera, 2 dhe 3 të Unazës së Madhe pasi më heret ishte vendosur pezullimi I punimeve edhe në lotin e 1 si pasojë e një skandali që përfshiu kompaninë fituesë të tenderit për këtë lot, Dh Albania.

 

Reklamë

Kryemadhi kërkon që e gjithë puna në të tre lotet të pezullohet deri në sqarimin  përfundimtar të rrethanave të kësaj cështjeje.

 

Drejtuesja e LSI ka kërkuar shpesh nga prokurorja e përgjithshme hetimin  për atë që e quan megaafere të Unazës së Re, ndërsa partia që ajo drejton bashkë me PD vazhdojnë të mbështesin protesten e qytetareve që preken nga ky projekt.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë