Subscribe

 

Lëvizja Socialiste per Integrim ka shpërthyer ne akuza kundër drejtorit te përgjithshëm te policisë se shtetit Haki Çako. Pasi policia e shtetit kallëzoi penalisht administratorin e njësisë numër 2 ne kryeqytet, Elez Gjoza, kreu i grupit parlamentar te LSI Luan Rama deklaroi se Çako është nen kontrollin e kartelit te drogës.

 

“I kërkoj ministrit te brendshëm te veje ne kufij ligjore policinë e shtetit se nuk mund te qe polica te kanabizoje zgjedhjet, ndryshe te japë dorëheqjen. I kërkoj te analizoje rolin e drejtorit te policisë, i cili nuk mund te fshihet pas postit, karteli i drogës vazhdon te ketë nen kontroll drejtorin e policisë se shtetit dhe po e përdor per te goditur kundërshtarin politik dhe po i ben presion qytetareve”

 

Rama i është drejtuar edhe kreut te organit te akuzës Adriatik Llalla duke i kërkuar te hetoje te gjitha institucionet qe po përdoren per sulme politike.

 

“Unë ftoj prokurorin e përgjithshëm te hetoje e te nxjerre para ligjit çdo abuzues qe përpiqet te përdore institucionet për t’u hakmarrë qe qytetaret te mos jene te lire.”

 

Ndërsa Elez Gjoza ka hedhur poshtë akuzat, duke sqaruar se Prokuroria e ka hetuar njëherë ketë çështje ne 2013 dhe nuk ka gjetur asnjë shkelje, duke akuzuar ish ministrin Tahiri se fshihet pas sulmit ndaj LSI.

 

“Dua t’u bej një thirrje ish-ministrit te brendshëm ministrit qe mbolli Shqipërinë me hashash t’i leje presionet ndaj meje se nuk me tremb dot, ju do te shkoni pas hekurave, absolutisht do jem pas orës 4 pranë LSI.”

 

Gjoza ndërkaq i është drejtuar prokurorisë, ku ka paditur policinë e shtetit per kallëzim te rreme dhe shpërdorim detyre.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *