E premte, 13 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

LSI i përgjigjet Lefter Kokës: Kush shkel vendimin e partisë është i përjashtuar

LSI përjashton të gjithë ata anëtarë të cilët pranojnë të marrin mandatin e deputetit, duke thyer kështu një vendim të partisë.

Ky hap në fakt është ndërmarrë nga Komiteti Drejtues Kombëtar i LSI  që në 22 shkurt por është risjelle në vëmendje pas fluksit të kandidateve të dalë nga listat e kësaj force politike që kanë pranuar mandatin e deputetit.

Të fundit që janë gati ta bëjnë këtë lëvizje ishin Nimet Musai I listës së Fierit dhe Ralf Gjoni i listës së Tiranës të cilët do dorëzojnë formularin e dekriminalizimit në pritje që të zyrtarizohen nga KQZ dhe pastaj të bëjnë betimin ne kuvend.

Vendimi është shpërndarë për mediat nga zyra e LSI dhe është në një farë mënyrë një replike në distancë me Lefter Kokën I cili duke folur për mediat jashtë kuvendit këtë të mërkurë, tha se mbetet pjesë e LSI ndonëse në kuvend përfaqëson veten.

Reklamë

Deri tani janë 7 deputetë të rinj të dalë nga listat e LSI që kanë pranuar mandatin parlamentar.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë