E hënë, 23 Nëntor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

LSI hedh akuza: Proces i kontaminuar, qytetarët u joshën dhe kërcënuan

Teksa numërimi i votave vijon ende, nga Lëvizja Socialiste për Integrim vijnë akuzat e para për blerje të procesit.

 

Kandidati i LSI në Lezhë, Viktor Tushaj deklaroi për “Zgjedhje 2021” në “Vizion Plus”, me gazetarin Thimi Samarxhiu, se qytetarët janë kërcënuar për votën e tyre.

 

Reklamë

“Procesi i numërimit të votave është kopertura që po i bëhet një procesi të shantanzhuar, të blerë, që vetëm proces elektoral nuk është. Ky do të jetë procesi më i kontaminuar në historinë e Shqipërisë, jo thjesht për rezulatin, por për mënyrën sesi u zhvillua ky proces duke bërë presione. Procesi është i kontaminuar sepse ne kemi fakte dhe prova për kërcënimin e qytetarëve shqiptarë, për joshjen e tyre, për përdorimin e të gjitha mjeteve të pushtetit për të joshur qytetarët, banorët e zonës në Lezhë, Kurbin dhe Mirditë për të ndryshuar dhe diktuar vullnetin e tyre. Jemi akoma në fillim të procesit, por mjaftojnë pak gjëra që të kuptosh sesi ka funksionuar procesi elektoral. Kemi qenë të bindur se vullneti i qytetarëve nuk do të ndryshojë, nuk do të tjetërsohet. Procesi i numërimit dëshmon këtë se manovrat e partisë pushtet kanë lënë gjurmë, ndotje në këtë proces elektoral. Në këto kuti ka shumë vota të pavlefshme, që tregon se KQZ nuk ka bërë zgjedhjen e duhur. Kur shikon që votat janë në një kahje të njëpasnjëshme, tregon se procesi është i blerë. Kur votat shëprndahen në mënyrë të natyrshme, kupton që ato vota janë të lira.”

 

Ai garantoi se çdo provë e fakt që disponon do ta dorëzojë në organet hetimore.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë