Subscribe

Vështirësitë me te cilat po përballet bujqësia kane detyruar kreun e grupit Parlamentar të LSI Petrit Vasili t’u drejtohet me një letër kryeministrit Rama, ministrit të Financave Ahmetaj, ministrit të Bujqësisë Panaritit dhe atij të mirëqenies sociale Klosi. Vasili shkruan se shqetësimet kryesore lidhen me shit blerjen e produkteve bujqësore, aplikimin e skemave të subvencionimit dhe shërbimin në dogana.

“Shqipëria nuk parasheh pagesa “cash’ në dorë për shit-blerjen e prodhimeve bujqësore dhe blegtorale. Kjo është kthyer në faktor të fortë pengues për dorëzimin-shitjen e prodhimeve bujqësore nga fermerët në pikat e grumbullimit si dhe ato të agro-përpunimit. Pjesa më e madhe e fermerëve nuk zotërojnë konto bankare dhe janë larg shërbimeve bankare, duke e parë veten padrejtësisht të përjashtuar nga e drejta e shitjes së prodhimeve. Kërkohet zgjidhje urgjente, sepse po afrohet piku i prodhimit dhe pengesat në shitje do të çojnë në kalbje dhe dëmtime të prodhimeve në sera dhe arë dhe humbje të mëdha për fermerët. Duke u nisur nga eksperienca të rajonit, në analogji përshembull me Maqedoninë dhe Kosovën. Ju propozojmë të vlerësohet nga ju që ky problem të rregullohet me akt normativ, e drejta për të kryer shit-blerje me para në dorë deri në 100.000 lekë për fermerët shqiptarë në pikat e grumbullimit dhe të agro-përpunimit.”

Një tjetër problem, sipas Vasilit për fermerët është mbyllja e shërbimeve doganore në orën 20:00. LSI propozon shërbim doganor 24 orësh, të paktën për ngarkesat bujqësore.

“Vonesat dëmtojnë cilësinë e prodhimeve bujqësore dhe thyejnë kontratat e dorëzimit në kohë në destinacion, gjë që shoqërohen me penalitete për prodhuesit dhe eksportuesit tanë. Ju propozojmë që të aplikohet shërbimi doganor 24-orësh, të paktën për ngarkesa bujqësore. Njëkohësisht të krijohet një linjë dedikuar për kamionët me prodhime bujqësore (linja e gjelbër doganore).”

Ne letër LSI propozon që të mos ndryshojë kriteri i deritanishëm i detyrimit të pagesës së sigurimeve vetëm për muajin, kur ndodh aplikimi sigurimi korent.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *