Subscribe

Lëvizja Socialiste per Integrim ashtu si dhe partia demokratike beson se zgjedhjet e 25 qershorit u manipuluan. Kreu i grupit parlamentar te LSI Petrit Vasili gjate nje bashkëbisedimi me te rinjtë e kesaj force politike ne Jale, ka theksuar se droga dhe kriminelet deformuan vullnetin e shqiptareve.

 

“Sot jemi në një situatë të re politike, jo për partitë që janë në qarkullim, por për situatën që prodhuan zgjedhjet. Është një fakt i padiskutueshëm që LSI-a arriti rezultatin e saj më të lartë ndër vite. Ky nuk është rezultati i vërtetë, pasi, në qoftë se nuk do të ishin zgjedhjet e drogës dhe kriminelëve, rezultati për LSI-në do të ishte dyfish.”

 

Vasili ka paralajmëruar se LSI dhe 19 deputetet e saj do te bëjnë nje opozite te forte kundër qeverise.

 

“Në këtë drejtim, ne kemi sot të gjitha ato që na duhen për të bërë një opozitë jo thjesht dhe vetëm të fortë, jo thjesht dhe vetëm me ide, por një opozitë që vërtet është pasqyrë e një qeverie fytyrë-shtrembër, që është peng i interesave të shëmtuara.”

 

Pas zgjedhjeve te 25 qershorit LSI e beri te qarte pozicionin e saj politik, por ajo qe ende mbetet e pasqaruar është nese LSI dhe PD do te bashkojnë votat kundër nje maxhorance te qëndrueshme si ajo e Edi Rames.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *