E diel, 8 Nëntor 2026 Kartonat e Mengjesit deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Megi dhe Bianka Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

LSI “luftë” Ramës dhe Bashës

Shkarkimet e zyrtareve dhe punonjësve te administratës kane sjelle reagimin e ashpër te LSI-se. Nëpërmjet deputetet Kejdi Mehmetaj, Lëvizja Socialiste per Integrim ka bere te ditur se do te ndërmarre te gjithë hapat ligjore, madje duke paditur edhe ministrat teknike dhe zëvendës kryeministren.

 

LSI ka denoncuar presionet qe sipas saj po bëhen mbi administratën shtetërore. Pakti mes Rames e Bashes te cilin LSI e konsideron si paktin e errësirës, sipas deputetes Mehmetaj ka vetëm nje qellim hakmarrjen politike. LSI paralajmëroi se pas 25 qershorit te gjithe te shkarkuarit do te kthehen ne detyre.

 

Numri me i madh i atyre qe janë shkarkuar ose pezulluar nga detyrat ne administrate është nga radhët e Lëvizjes Socialiste per Integrim.

Më shumë video

Reklamë