E premte, 6 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 03:55 Në vijim ora 03:55: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

LSI: Debati për kontratat, qesharak

Debati mbi kontratat lobuese të PD-së në Shtetet e Bashkuara i tingëllon qesharak Monika Kryemadhit. Madje ajo nuk ngurron ta krahasojë me filmat me agjentë sekretë.

 

Kryetarja e LSI-së tha se edhe Edi Rama ka qenë pjesë e skemave lobuese.

 

Reklamë

 

Kryemadhi zbuti tonet edhe ndaj kryeministrit Rama. Duke iu referuar bashkimit të votave për ligjin e vettingut në polici, Kryemadhi tha se është koha që politika në bashkëpunojë.

 

Por Kryemadhi është shumë kritike ndaj situatës ekonomike dhe për këtë, ajo risolli në vëmendje raportin e BERZH.

 

Në emër të LSI-së Kryemadhi tha se do të propozojë në Kuvend një paketë ligjore, qëllimi i së cilës është ulja e taksave.

 

 

Më shumë video

Reklamë