E martë, 10 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:59 Në vijim ora 00:01: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

“LSI, 111 ha tokë Balilit në kërkim”

Parlamenti është përfshirë ne debate te ashpra se cila parti ka mbështetur Klement Balilin i njohur si Eskobari i Ballkanit. Sipas socialisteve është lideri i opozitës i cili i ka dhënë Balilit hotelin “Santa Quaranta” por akuzat janë hedhur poshtë nga partia demokratike.

 

Ndërsa deputeti socialist Erion Braçe ka akuzuar LSI-në se vitin e kaluar, kur drejtonte Ministrinë e Bujqësisë, i ka dhënë 111 hektarë tokë familjarëve të Klement Balilit.

 

Reklamë

I vetmi reagim nga LSI ishte i ish-ministrit të Bujqësisë Edmond Panariti në Facebook, ku këmbëngul se kontratat e qiradhënies së tokave janë në përputhje me ligjin.

 

“Kontrata e qiradhënies që u tund në Parlament me akuza, sajesa dhe shpifje, është dhënë me Vendim të Këshillit te Ministrave dhe është kaluar për ekzekutim nga Ministria e Arsimit të Ministria e Bujqësisë”, shkruan Panariti.

Më shumë video

Reklamë