Subscribe

Kryetari në largim i Kuvendit Trajko Veljanovski pranoi 67 nënshkrimet e deputetëve të shumicës parlamentare që kërkonin vazhdimin e seancës konstituive dhe caktoi një takim koordinues të grupeve parlamentare për mesditën e të martës, qe përkon edhe me vizitën ne Shkup te komisionerit Hahn. Në njoftimin e kabinetit të Veljanovskit, thuhet se në takimin koordinues duhet të vërtetohet përbërja e Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime që do të shërbejë si bazë për caktimin e vazhdimit të seancës konstituive. Ky Komision do të shqyrtojë emrat e mundshëm të kandidatëve për kryetar të Kuvendit, detyra e parë e të cilit do të jetë kërkimi i mandatit për formimin e Qeverisë së re nga presidenti Gjorge Ivanov. Me herët, kreu i LSDM-se Zaev theksoi se nuk do te humbiste kohe per te marre mandatin, pasi Maqedonia ka humbur mjaftueshëm kohe. Socialdemokratët shpresojnë qe presidenti Ivanov t’i japë mandatin Zaev për qeverinë, por kreu i shtetit nuk ka ndryshuar qëndrim pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme të ndërkombëtareve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *