E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Det i Trazuar deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Rajoni

LSDM: Do të ketë përgjegjësi për dhunën e përgjakshme në parlament

Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë (LSDM) ka reaguar ndaj trazirave që ndodhën dje në parlamentin e Maqedonisë. ”Do të përgjigjen për rrezikimin e jetës të gjithë ata që kanë marrë pjesë në dhunën e sotme (djeshme) në parlament si dhe për të gjitha krimet e porositura dhe të zbatuara nga kryesia e VMRO-DPMNE-së”, tha dje me anë të një komunikate kjo parti.

 

“Dhuna e përgjakshme në Parlament është rezultat i dhunës në të cilën periudhën e fundit thërriste Nikola Gruevski si dhe provokimet, urrejtjen, ndarjet e nxituara nga Gruevski, Gjorge Ivanov, Trajko Veljanovski, grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së dhe bashkëpunëtorëve dhe mbështetësve të tyre”, theksojnë nga LSDM-ja.

 

Reklamë

”Seriozisht janë plagosur deputetë, përfaqësues të qytetarëve, çka është maja e sjelljes jocivilizuese të këtyre njerëzve të cilët janë të gatshëm të sakrifikojnë gjithçka, që të tentojnë të evitojnë përgjegjësinë”, shtohet në të.

 

Tensionet u përshkallëzuan dje, kur në seacën plenare të ndërprerë pak më parë nga kryesuesi Trajko Veljanovski, shumica parlamentare e kryesuar ng LSDM-ja zgjodhi Talat Xhaferin me 62 deputetë për kryetar të parlamentit të Maqedonisë. Më pas, protestuesit hynë brenda dhe ”pushtuan” Kuvendin, ku sulmuan deputetë dhe gazetarë dhe ku pati edhe të plagosur.

Vazhdo të lexosh

Reklamë