Subscribe

Maqedonia është në udhëkryq, ndërsa lideri i LSDM-së Zoran Zaev ka deklaruar se partia e tij, nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të 5 qershorit, pasi nuk është zbatuar marrëveshja e Shkupit. Deklarata e kreut të partisë më të madhe opozitare në vend, erdhi pak pas shpërbërjes së parlamentit.

Zoran Zaev: Nikolla Gruevski në vazhdimësi ka prishur marrëveshjen e Përzhinos. Reformat në media nuk u pranuan. Nuk dorëzohemi nga principet në të cilët insistojmë. Në emër të principeve në emër të demokracisë. LSDM nuk do të marre pjesë në këto zgjedhje false.

Reforma per mediat dhe listat zgjedhore ishin dy nga kushtet e Zaev per zgjedhje te lira ne vend. Por per ish-kryeministrin Gruevski, kryetar i VMRO-DPMNE, kushtet e opozitës jane plotësuar.

Nikolla Gruevski: Zaev po iken nga frika se do t’i humbasë zgjedhjet, nuk është e vërtetë se s’ka zgjedhje. Ne të gjithë jemi angazhuar te dalim nga kjo krize e gjatë politike dhe shteti te marre fryme lirisht. pikat e Marrëveshjes janë plotësuar dhe më 5 qershor duhet të plotësohet edhe kushti kryesor i saj, mbajtja e zgjedhjeve.

Edhe per kreun e BDI-së Ali Ahmeti nuk ka asnjë alternative tjetër, veç mbajtjes se zgjedhjeve ne 5 qershor. Ai ftoi Zaevin te reflektoje dhe te behet pjese e procesit. Ndërsa mbetet i paqarte qëndrimi i partive te tjera ne opozite veçanërisht PDSH-se, së drejtuar nga Menduh Thaçi. Në orët e vona të së mërkurës parlamenti i Maqedonisë u shpërnda dhe u vendos që zgjedhjet të mbahen më 5 qershor. Vendimi i LSDM per te mos marre pjese ne votime e thellon krizën politike ne vendin fqinj, duke rrezuar njëkohësisht te gjitha arritjet e negociatoreve ndërkombëtare per paqe politike. Zëdhënësja e komisionerit per Zgjerim Johanes Han, Maja Kociançic u beri thirrje të gjitha partive që të jenë të përkushtuara ndaj detyrimeve të Marrëveshjes dhe te mbahen zgjedhje me standarde.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *