Subscribe

Kryesia e BDI-se pritet te vendose ne mbledhjen e kësaj te mërkure për koalicionin e mundshëm qeveritar me partine e Zoran Zaev. Ne takimin qe mbahet pasdite ne Reçice te vogël do te diskutohet nëse do t’i jepen LSDM-se 10 mandatet e partisë shqiptare, qe i nevojiten per t’u bere mandatar per formimin e qeverise.

Kryesia do te mblidhet pas takimit qe zhvilluan mbremjen e se martës dy liderët e partive, Ahmeti dhe Zaev. Ne përfundim te tij, lideri i BDI tha se po synohet te gjendet nje zgjidhje qe te garantoje stabilitet per vendin. Oret e fundit LSDM i ka shtuar komunikimet me partitë shqiptare, ku çështja e Gjuhës Shqipe ka mbizotëruar ne dialog. Si Zaev edhe Ahmeti janë shprehur optimist, pasi dallimet per përdorimin e shqipes nuk jane te mëdha.

Zyrtare te LSDM patën nje dite me pare takime edhe me koalicionin “Aleanca për shqiptarët”, i cili ka tre deputete, qe i nevojiten Zaev per te bere qeverinë. Liderit socialdemokrat qe siguroi 49 vende ne parlament i duhen 61 nënshkrime te deputeteve, ne mënyre qe te mandatohet nga presidenti Ivanov per kabinetin e ri. Disa media shkruajne se pas dorëzimit te firmave tek kreu i shtetit pritet nje mbledhje e parlamentit, prej nga do te zgjidhet kryetari i tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *