Gigi Buffon nuk i mbajti dot lotët pas disfates se rëndë të kombetares italiane e cila nuk siguroi dot kualifikimin për në botëror pas dy ndeshjeve ndaj Suedisë.

 

Buffon e përjetoi keq një rezultat të tillë, jo vetëm sepse ndjeu peshen e madhe te pergjegjësisë që ai si veteran kishte në këtë ditë të zezë të futbollit italian por edhe për një fakt tjetër domethënës. Gigi është thuajse 40 vjec dhe konfirmoi në intervistën e vështirë dhe me shumë emocione për të pas sfides së San Siros, se i jepte lamtumirën kombëtares, atë më të cilën u grumbullua që në moshën 19 vjec duke qënë një protagonist i jashtëzakonshëm me kontributin që ka dhënë si titullar. 176 ndeshje te luajtura me fanelën axurre (rekord absolut), mes kënaqësish dhe zhgënjimesh. Kënaqësi që kulmuan me titullin kampion botë ne 2006, zhgënjime që kulmuan me mbrëmjen e zeze të “San Siro”.

 

Por ai si legjende e gjallë nuk iu shmang pergjegjësive dhe medias, doli dhe ashtu me lot ne sy u përpoq të shpjegonte atë që kishte ndodhur, edhe pse në atë moment kur suedezet festonin në një cep të stadiumit, ishte tmerrësisht e vështirë të gjeje fjale që të qetësonin shpirtrat e helmuar të miliona italianeve. Gigi e tregoi madheshtinë e tij edhe kur i gjithë “San Siro” vërshelleu himnin suedez dhe “doreza e artë” axurre nisi të duartrokasë duke mos e miratuar aspak këtë gjest të shëmtuar.

 

Janë pikërisht këto dalje emocionale para mediave, këto deklarata prej lideri, këto gjeste respekti dhe perulësie për kundërshtarin që e bëjnë Buffonin edhe më të vlerësuar e të paarritshëm. Lotët e tij ishin gjithashtu, ato të një njeriu që me egon e një profesionisti të madh donte të luante botërorin e 6 në karrierë, gjë të cilën nuk ia ka dalë ta bëjë askush. Këtë herë nuk ia doli dot, por kjo nuk e bën atë, kurrsesi më të vogël sesa opinioni futbollistik italian dhe mbarë botëror e ngriti pas lotëve të “San Siros”.

 

Italia humbi botërorin, një tren që nuk e humbiste prej 6 dekadash, e të cilin do të ketë mundësi ta rikapë sërish pas 4 vitesh. Deri atëhere cdo gjë mund të ndodhe, ama një gjë është e sigurtë: trenit axurr do ti mungojë një mashinist i përkryer dhe i vetëm në llojin e tij, legjenda Gianluigi BUFFON!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *