E mërkurë, 7 Tetor 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Lot në Napoli/ Vdes nga COVID-19 një nga kardiologët më të mirë në Itali dhe botë

Italia dhe e gjithë shendetesia botërore humbi mengjesin e kësaj të premteje, një nga emrat më të njohur dhe më të mirë të fushës së mjekësisë kardiovaskulare.

Prof.dr. Maurizio Galderisi vdiq mengjesin e sotëm në spitalin e Cotugnos në Napoli për shka se ishte prekur nga koronavirusi. Profesori I famshëm I mjekësisë italiane dhe asaj botërore ishte intubuar prej ditësh për shkak  të përkeqësimit të situatës.

Reklamë

Përvecse I specilizuar në mjekësinë interne dhe kardiovaskulare për të cilën jepte mësim prej vitesh në Universitetin e Napolit, professor Galderisi mbante edhe postin e zv.presidentit të shoqatës europiane të imazheve kardiovaskulare.

Shoqata italiane e kardiologjisë në një reagim tha se mjekësia e këtij vendi dhe fusha e kardiologjisë në të gjithë botën humbi një nga emrat më të mirë të dy dekadave të fundit I cili shërbeu si innovator për përmirësimin dhe avancimin e teknikave për ndërhyrjet në fushën e kardiologjisë. COVID 19 është treguar I pamëshirshëm me mjeket në Itali pasi deri të premten pasditë regjistroheshin 46 bluza të bardha të vdekura.

Vazhdo të lexosh

Reklamë