Komisionin i Ekonomisë, ka miratuar projektligjin që i hap rrugën ç’rrënjosjes përfundimtare të fenomenit të lojërave të fatit, i cili me shumë mundësi do të vuloset dhe të enjten në Parlament.

 

Deputeti i Partisë Socialiste Ervin Bushati, i ftuar në edicionin qendror të lajmeve në Vizion Plus është shprehur se nuk ka më kthim pas, nga 1 janari në Shqipëri nuk do të ketë më, baste sportive, kazino elektronike dhe baste online.

 

Gjithashtu Bushati i ka bërë thirrje opozitës që të bashkohet kësaj nisme dhe të votojë këtë nismë në të mirë të familjeve shqiptare.

 

Më poshtë intervista e plotë e deputetit Bushati të dhënë për Vizion Plus;

 

Shteti sot ka marrë përgjegjësinë mbi gjithçka që ka të bëjë me lorjat e fatit bastet etj. Çfarë mbetet pas 31 dhjetorit të këtij viti çfarë do të kontrollojë shteti?

Po sqaroj atë se çfarë ka ndodhur sot në komisionin e ekonomisë. Në radhë të parë ftoj opozitën sa është në kohë të lërë llafet dhe të vijë të votojë një çështje që është shumë e rëndësishme për shqiptarët për të larguar një plagë të vërtetë. E dyta ne sot përmes ndryshimit që kemi bërë kemi adresuar një plagë të vërtetë të shoqërisë shqiptare. Bixhozi nuk është virtyt por ves dhe për ta trajtuar këtë ndryshimet tona ligjore adresojnë pikërisht këtë. E para e njohim si ves dhe si të tillë do të përpiqemi ta adresojmë, ta dekurajojmë, ta zvogëlojmë dhe të kurojmë njerëzit të cilët vuajnë nga kjo, sepse pas 31 dhjetorit mbyllen të gjitha. Nuk ka asnjë skenar B, nuk ka asnjë ndonjë plan okult nuk ka asgjë nga mbrapa, mbyllen të gjitha pikat e basteve të lorjave të fatit, të kazinove elektronike, llotaria kombëtare ka një kontratë, sallat bingo mbyllen, telebingo vazhdon. Ajo që thuhet dhe ka të bëjë me një parim, nuk ka të bëjë me faktin se shteti do ti monopolizojë apo ti marrë shteti, jo ka të bëjë me faktin se përgjegjësinë kryesore e ka shteti jo thjesht qeveria dhe ky është ndryshimi. Ne jemi bazuar në modelin francez dhe gjerman si më të rinjtë dhe më tranparentët dhe efikasët, sepse na duken dhe më të mirët dhe adresojnë. E para vendosëm një standart që do të jetë si e këtyre shteteve dhe e dyta në qoftëse opozita ka ndërmend që nesër ta kthejë në një VKM apo vendim qeverie nuk mund ta bëjë dot, duhet të trajtohet si një çështje që vjen  me një ligj dhe me një llogjikë të tërë. Lorjat e fatit dhe bixhozi nuk janë ekonomi virtyti janë ekonomi vesi.

 

Ku është dallimi midis bingos dhe telebingos për ta kuptuar me mire qyetetaret?

Ne kemi ndërmarrë një iniciativë të madhe që duhet të respektuar nga qytetarët shqiptarë se e kanë kërkuar vetë, ndërkohë gjatë kësaj kohe kemi dëgjuar në media që nukdo të shkojmë deri në fund të kësaj nuk do ta bëjmë, do të merret një monopol i trajtimit të lojrave onlinë por që nuk është e vërtetë. Ajo që ka ndodhur në Shqipëri në këto 10 vitet e fundit është që këto lorja fati, bastet sportive, kazinotë elektronike janë bërë problematike dhe kanë shkatërruar familje. Ne kemi vënë një ligj të tillë, nga 1 janari do të mbyllen të gjitha telebingo ka qenë dhe nuk ka qenë problematike, dhe ka vazhduar ndër vite.

 

Ketë e vendos qeveria që nuk ka qenë problematike?

Jo nuk e vendos qeveria është një lojë si në të gjithë botën, nuk është bixhoz. Ato njërëz që shkonin dhe luanin në kazino elektronike,  që vinin baste sipas studimeve ndërkombëtare në universitetet angleze del që kanë të njëjtin efekt si drogat e rënda, kanë një varësi në këtë po trajtojmë, kryesorja kjo është,  98 % e të gjithë asaj që ne po adresojmë, kjo duhet përkrahur nga mediat dhe qytetarët.

 

A ka shumica një idenë se kur do të rihapen lojrat online?

Janë të mbyllura mesazhi është i qartë, lorjat onlinë janë të mbyllura pas 1 janarit nuk ekzistojne me ne Shqiperi.

 

Nëse ju thoni se keni marrë shembull nga Franca dhe Gjermania atje ka lorja online, nëse shembulli merret publiku supozon se pas 6 muajsh do të rihapen.

Në Shqipëri ato do të jenë të mbyllura, mesazhi është i qartë.

 

Shoqatat  basteve kanë shprehur gadishmërinë këto ditë për të respektuar ligjin, për të reduktuar praninë, duke shkurtuar distancat nëpër institucione. Si arsytohet kjo gadishmëri?

Kemi qenë ne që kemi propozuar këtë ligj që të rregullohen, kemi qene në qe kemi kërkuar një shtyrje në kohë prej dy vitesh që këto pika basti të binin Brenda strukturës ligjore ti bindeshin ligjit, ti largoheshin nga institucionet e shkollave, nga ndërtesat e kultit nuk ka ndodhur asgjë dhe sot është kthyer në problem. Kryeministri dhe qeveria e kanë thënë qartë që një ekonomi e tillë në të zezë që kap shifra marramandëse, shqiptarët sot luajnë 3 herë më shumë se sa vendi që luan më shumë sipas statistikave që është Australia.

 

Kritikët thonë se qeveria nuk ka pas shumicën dhe nuk ka pas ndërmend ti mbyllë, sepse ka dhënë një koncesion 30-vjeçar për kompaninë për të monitoruar lorjat e fatit. Kur jep një koncesion 30 vjeçar do të thotë se nuk e ke pas ndërmend.

Ndërkohë vazhdojmë që në hotele me pesë yje që janë të çertifikuara nesër do të paraqesim dhe një ndryshim, që janë të certifikuara në nivel ndërkombëtar brende zinxhir të njohur, mund të happen në resorte turistike, pra nuk është se do të zhduken tërësisht. Pjesa më problematike që ne mendojmë se adresojnë 95% të problemit do të zhduket. Ne për të mbyllur çdo derë ndryshimi do të paraqesim një ndryshim që këto lorja fati mund të bëhen vetëm në hotele me 5 yje, të njohura sit ë tilla jo nga Shqipëria ndërkombëtarisht.

 

Zoti Bushati, në qëndrimin e lorjave të fatit të gjithë vendet e BE, pavarësisht ndryshimeve në legjislacion, ajo që i bashkon ato janë dy gjëra. E para është ndërgjegjësimi i shteteve qeverive për prirjen masive të popullsisë drejt lorjave të fatit dhe e dyta që lorjat onlinë sjellin pra janë një zë i rëndësishëm për ekonominë e çdo vendi.

Njësoj si duhani apo alkoli ne nuk kemi fuqi që tja ndalojmë qytetarëve, ama duhet duam tjua bëjmë të ditur qytetarëve dh eta dekurajojmë, pse jo dhe përmes taksave që të mos ta përdori e njëjta gjë vlen për cigaren, alkolin dhe gjërat e tjera që hyjnë tek veset por që nuk i ndalim dot me ligj. Nuk mendoj se është productive sepse pot ë ishte produktive Iibinte që ne të merreshim vetëm me baste të mos prodhonim as grurë as misër, asgjë. Qeveria mbështet ato që bëjnë ekonomi. Kjo në të gjithë botën ka tatimin 80 %, 60 %, 50% nuk ka qenë ndonjëherë ekonomi virtyti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *