I njohim të gjithë tashmë si çiftin simpatik të hiteve ‘Bonnie and Clyde’apo “Romeo& Juliet” . U mësuam t’i shohim kurdo dhe kudo bashkë, në klipe, në rrjetet sociale po ashtu edhe në jetën reale. Por mesa duket gjërat nuk janë më si dikur.
Por prej disa ditësh ata nuk e ndjekin më njëri tjetrin në rrjetet sociale dhe kjo na ka bërë të kuptojmë se dyshja mund të jenë duke u ndarë. Hera e fundit që janë parë së bashku ka qenë në promovimin e albumit të tyre, në fotot e koncerteve tashmë të përcaktuara për vitin e ardhshëm.

Ata kanë publikuar foto veçmas, por nuk kanë dhënë asnjë detaj lidhur me bashkëjetesën në çift. Kujtojmë këtu se Mozik dhe Loredana janë prindër të një vajze e quajtur Hanna. Fill pas 8 muajsh që vajza e tyre ka ardhur në jetë, dyshja mund të mos jenë më një familje por të vijojnë jetën të ndarë dhe lidhja e vetme për ta mund të jetë Hana ose koncertet muzikore./ TRING

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *