E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Londër, zjarri shkrumbon ndërtesën

Një person ka humbur jetën dhe disa të tjerë janë plagosur, si pasojë e një zjarri që përfshiu një qendër të personave me aftësi të kufizuara në verilindje të Londrës. Viktima është një grua, e cila vdiq pasi nuk arriti të dilte ne kohë nga ndërtesa.

 

Sipas mediave vendase, zjarri përfshiu ndërtesën në orët e para të mëngjesit të kësaj të premteje, rreth orës 02.15 minuta.

 

Reklamë

Më shumë se 70 zjarrfikës u aktivizuan për shuarjen e flakëve që përfshinë ndërtesën, çatia e së cilës është shkrumbuar tërësisht.

 

Ndërkohë policia po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë