E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit deri në 04:10 Në vijim ora 04:10: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Londër, zjarr në një hotel

Të paktën 120 zjarrfikës janë aktivizuar, pasi një zjarr gjigand përfshiu një hotel me 5 yje në qendër të Londrës.

 

Pamjet tregojnë se si re tymi dalin nga katet e larta të ndërtesës.

 

Reklamë

Ende nuk dihen shkaqet për rënien e zjarrit, ndërsa autoritetet raportojnë se kanë marrë 35 telefonata, pasi nga ndërtesa nisën të dalin retë e tymit, rreth orës 16 sipas orës lokale.

 

Ndërkohë që zjarrfikësit vijojnë luftën me flakët, policia ka evakuuar zonën. Shërbimi i ambulancës gjithashtu është në vendin e ngjarjes.

 

Fatmirësisht nuk ka raportime për lëndime në njerëz, ndërsa autoritetet po hetojnë për shkaqet e rënies së zjarrit në ndërtesën 12 katëshe.

 

Zjarret në Londër nuk janë të pazakonta. Një vit më parë  zjarri ne ndërtesës “Grendfell Tower” u mori jetën 80 personave.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë