E enjte, 8 Tetor 2026 Fat i Hidhur deri në 02:45 Në vijim ora 02:45: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Londër, policia parandalon një sulm terrorist. Një i plagosur, 3 në pranga

Police at the scene in Harlesden Road, London, after a woman in her twenties was shot by police and four people arrested during terror raids in London and Kent. PRESS ASSOCIATION Photo. Picture date: Friday April 28, 2017. The injured suspect is being held under police guard after being rushed to hospital in a serious condition following the swoop at a north London address. See PA story POLICE Terror. Photo credit should read: Harriet Line/PA Wire

Policia londineze parandaloi mbrëmjen e djeshme një akt terrorist të mundshëm. Policëve antiterror iu desh të përdorin armët teksa mësynë një shtepi në veriperëndim të Londrës, që ishte nën vëzhgimin e tyre prej kohësh për shkak të dyshimeve se aty po përgatitej një sulm terrorist. Nga të shtënat mbeti e plagosur një 20 vjeçare e cila nuk u arrestua në vend, për shkak të plagëve të marra. Policia bëri të ditur se e dyshuara e plagosur ndodhet në spital në gjendje të rëndë por të qëndrueshme.

 

Në bastisjen e banesës policisë iu desh të përdorin edhe gaz për neutralizimin e personave të tjerë. Aktualisht janë vënë në pranga 3 persona, dy prej të cilëve u kapën në banesë dhe një tjetër afër saj.

Vazhdo të lexosh

Reklamë