E hënë, 9 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 52 minuta më parë
Bota

Londër, mijëra protestues kundër BREXIT, thirrje për referendum

Mijëra protestues që kundërshtojnë daljen e Britanisë nga Bashkimi Evropian,janë mbledhë këtë të shtunë me thirrjet “Le të vendos populli”, për të marshuar në Londër, për të bërë thirrje për referendum të ri për shkak të krizës së marrëveshjes së Brexit-it.

 

Pas tre vitesh të debatit pafund, ende është e paqartë nëse Brexit do të ndodhë përderisa kryeministrja Theresa May po planifikon të dalë nga kriza e thellë politike.

 

Reklamë

May deklaroi se mund të mos e sjellë në Parlament marrëveshjen e ndarjes nga Bashkimi Evropian. Mediat lokale raportojnë se presioni ndaj May për dorëheqje po rritet.

 

Ligjvënësja pro-Bashkimit Evropian, anna Soubry është shprehur se është e patolerueshme, situata në të cilën jemi, kam frikë se Theresa është problem.

 

Kryeministres së Britanisë së Madhe, Theresa May, i mbetet tani të bindë ligjvënësit e vendit që të mbështesin planin e saj për largim nga Bashkimi Evropian, pasi BE-ja propozoi shtyrje të Brexit-it përtej 29 marsit, datës së paraparë aktualisht.

Vazhdo të lexosh

Reklamë