E shtunë, 19 Shtator 2026 Përrallë në Ishull deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Lombardia në gjunjë/ 202 viktima më shumë në orët e fundit

Lombardia është padiskutim Wuhani i Italisë.

Ky rajoni është më I godituri në Itali nga sëmundja e COVID-19.

Deri tani në Lombardi llogariten 14 mijë e 649 të infektuar nga koronavirusi dhe 1420 të vdekur.

Janë  202 viktima më shumë në raport me ditën e dielë.

Lajmi u bë I dittur nga një prej zyrtarëve më të lartë të Lombardisë, Giulio Gallera.

Ai tha se të dhënat nuk kanë ekuilibër nga dita në ditë prandaj është e vështirë të bëhen parashikime.

Kështu numri I viktimave është 50 më pak sesa një ditë më parë kur u kap piku I 252 viktimave vetëm në këtë rajon.

Numri I pacienteve të rinj është 1377, edhe kjo një shifer më e vogël në raport me 24 orët e kaluara.

Edhe ata që kanë lënë spitalin kanë qënë më të shumtë këtë të hënë, në total 1273.

Në terapi intensive janë 823 persona , 66 më shumë se ditën e dielë.

Në provincën e Milanos janë pozitiv 1983 persona, 233 më shumë në raport me një ditë më parë.

Të dhënat më pozitiv vijnë nga Lodi, që ishte një ndër qytetet ku u përhap fillimisht koronavirusi.

Në 24 orët e fundit në Lodi llogariten vetëm 2 të infektuar të rinjë.

Vazhdo të lexosh