Fushata elektorale në mesin e pandemisë ka rezultuar një sfidë shumë e madhe në Kosovë në kushtet kur nuk lejohen tubimet me më shumë se 50 persona.

Që në ditën e parë, edhe pse kanë qëndruar mbyllur me muaj të tërë, restorantet e dasmave pritën qindra mbështetës të partive.

Nga Peja, raporton Vizion Plus, ku rezultoi parti e tretë në zgjedhjet e vitit 2019, Vetëvendosje në krah të nismës “Guxo”, kërkoi një kthesë historike. Albin Kurti dhe Vjosa Osmani u shprehën të sigurt për fitoren.

 

ALBIN KURTI

KANDIDAT PER KRYEMINISTER

 

“Ne e kemi listën tonë me 110 kandidatë, ka pengesa e vështirësi të ndryshme por asnjë të atillë që nuk do ta tejkalojmë.”

 

VJOSA OSMANI

KANDIDATE PER PRESIDENTE

 

“Peja ka ditur përgjatë historisë që t’i prijë ndryshimit dhe jam e bindur se të gjithë qytetarët që janë këtu në shesh por edhe ata që janë në shtëpitë e tyre do ta bëjnë këtë kthesë të madhe, historike për vendin tonë. ”

 

Kandidati për kryeministër nga radhët e LDK-së, Avdullah Hoti ritheksoi  ne Decan rendesine e marrëveshjes se firmosur në Uashington, raporton Vizion Plus.

 

 

AVDULLAH HOTI

KRYEMINISTËR NË DETYRË

 

Pas disa javëve në Qeveri kemi marrë ftesë për në Shtëpinë e Bardhë, nuk gjetëm harta as thika, por gjetëm marrëveshje që fuqizon Kosovën në arenën ndërkombëtare, e cila u përmbyll më një njohje të re nga Izraeli, për të cilën unë e kolegët e mi jemi fyer në Kuvend. U kam kërkuar oponentëve politikë që neve të mos na thonë asgjë, por ta falënderojnë popullin izraelit për këtë njohje”.

 

Nderkohe Ramush Haradinaj gjatë tubimit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në mitrovice akuzoi presidentit serb, Aleksander Vucic që po shfrytëzon qytetin për interesat e tij.

 

RAMUSH HARADINAJ

KANDIDATI PËR PRESIDENT

 

Mitrovica është shembull për lojën e ndyrë të Vuçiqit. Ai po promovon frikë dhe kërcënim midis pakicës serbe në vendin tonë, duke ndërhyrë vazhdimisht në çështjet tona të brendshme. Propaganda e tij e luftës po e pengon integrimin e komunitetit serb në Kosovë. Ai ka vite që i përdor serbët e Kosovës për pushtetin e tij politik në Serbi”

 

Forcat e policisë kanë qënë të pranishme në të gjitha aktivitetet e organizuara deri më tani, por nuk ka patur asnjë reagim ndaj shkeljes së kufizimeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *