E premte, 13 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Lojtari i propozon gjyqtares anësore për martesë

Deklarate e pabesueshme dashurie ne fushën e futbollit. Pak përpara fillimit te takimit ne kategorinë e peste te futbollit ne Sllovaki, lojtari i Niznes, Lubomir Vajeçka i ka kërkuar dorën ne fushe, gjyqtares anësore Petra Lepaçkova. Nje propozim martese, i cili nuk ishte hasur kurrë me pare, pasi ngjalli entuziazmin e 400 tifozëve te pranishëm ne stadium por edhe ekipit kundërshtar, beri xhiron e internetit. E gjitha ndodhi ne disa momente. Pak përpara fillimit te ndeshjes, Lubomir u gjunjëzua përpara Petres me deklaratën klasike te dashurisë. Nje gjest i guximshëm, i cili u shpërblye me përgjigje pozitive, pas nje momenti mosbesimi nga ana e gjyqtares anësore, qe shpërtheu ne lot mes brohoritjeve te lojtareve dhe tifozëve.

Vazhdo të lexosh

Reklamë