E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Lojërat Olimpike, Dudaev rikthehet në garë për medalje

Mundësi që përfaqëson Shqipërinë në Lojërat Olimpike në Paris, Islam Dudaev edhe pse nuk mundi të kalojë në gjysmëfinale, ka sërish një tjetër shans për të marrë medalje.

E gjitha kjo ndodhi pas fitores së mundësit nga Irani, Rahman Amouzadkhalili në gjysmëfinalen ndaj hungarezit Musukaev.

Tashmë Dudaev do të duhet të fitojë 2 ndeshje për të marr medaljen e bronzit. Përfaqësuesi i Shqipërisë do të zbresë në tapet nesër.

Vazhdo të lexosh

Reklamë