E premte, 6 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Lojërat Olimpike do të mbahen në 2022?!

Kreu i Shoqatës Mjekësore të Japonisë, Yoshtiake Yokokura ka paralajmëruar se do të jetë e vështirë që Lojëta Olimpike të mbahen edhe vitin e ardhshëm.

Sipas tij, diçka e tillë do të realizohej vetëm nëse do të kishim një vaksinë.

Reklamë

“Unë nuk po them se Japonia duhet ose nuk duhet të presë Olimpiadën, por se do të ishte e vështirë të bëhej një gjë e tillë.”

Lojërat tashmë janë shtyrë nga ky vit në 2021, por ekspertët kanë hedhur dyshime nëse edhe data e re është e realizueshme.

Në fillim të këtij muaji, shefi i Lojërave në Tokio tha se ai nuk mund të garantojë se lojërat do të zhvillohen vitin e ardhshëm.

Vazhdo të lexosh

Reklamë