Subscribe

 

Nisma e Bashkisë së Tiranës, “Luaj Tirana”, e cila po shtrihet në të gjithë kryeqytetin me krijimin e hapësirave argëtuese për fëmijë e të rritur, ka shtuar edhe një kënd të tretë force në hapësirën e Parkut të Liqenit.

 

Për herë të parë pranë këndit të lojërave, është instaluar modul lojërash për fëmijët me aftësi të kufizuar.

 

 “Sot kemi instaluar për herë të parë një modul lojërash për fëmijët me aftësi të kufizuar. Do të donim shumë që të ishim solidarë me prindërit që rrisin këta fëmijë, për t’u siguruar që nuk e kanë vendin në një cep, por e kanë në mes, ku janë edhe gjithë fëmijët e tjerë. Unë besoj se jo vetëm ndihmojmë fëmijët me aftësi të kufizuar, por edhe fëmijët e tjerë kuptojnë që shoqëria ka nga të gjithë shtresat, ka njerëz që për një arsye shëndetësore apo për një aksident kanë një vështirësi.”

 

Bashkia e Tiranës parashikon që edhe për vitin 2018 të vijojë puna për përmirësimin e infrastrukturës dhe për krijimin e hapësirave çlodhëse për të gjitha grupmoshat.

 

“Këto dy vite na mësuan një gjë: Kur ne shqiptarët e ndajmë mendjen për punë dhe kur bashkojmë gjithë energjinë, Bashki, qeveri, agjencitë tona, kompanitë private, të gjithë ata që janë bujarë dhe duan të japin diçka, mund të bëjmë gjëra të mrekullueshme. Plani është që edhe në 2018 të vijojmë me këtë ritëm dhe në fakt jemi në një fazë ku po garojmë me veten tonë dhe po mundohemi që viti ynë i ardhshëm të jetë më i mirë se ky vit.”

 

Veliaj deklaroi se dy vite më parë i gjithë ky transformim ishte i paimagjinueshëm, ndërsa siguroi se dy vitet e ardhshme do të jenë edhe më të mira për kryeqytetin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *