Subscribe

Një karrige, më pas dy. Është pushteti që e shndërron njeriun, derisa në fund ai vdes, ndërsa karrigia plot pushtet kërkon një tjetër kurban. Kjo është loja artistike që na ofron Eltion Merja në Teatrin e Operas dhe Baletit sot në mbrëmje, në kuadër të projektit “Koreolabos”. Eltionin e njohin të gjithë si një ndër emrat më të mirë të baletit shqiptar në këto dhjetë vitet e fundit. Publiku e njohu si koreograf në edicionin e gjashtë të “Dancing with the stars”. Kjo eksperiencë që i dha shkëlqim në teatrin e kërcimit në Vizion Plus e ka shtyrë që të mendojë për një tjetër projekt artistik, atë të “Fuqia e karriges”. Ky konflikt i madh që zhvillohet në skenë merr trajtën e një përplasjeje të ashpër mes karriges dhe njeriut, e kryesisht personazhit kryesor, që pasi shkatërron gjithçka ka ëndërruar, ka eliminuar edhe personin plot ideale që ishte në fillim të shfaqjes, vetë Eltionin, që në baletin “fuqia e karriges” është viktima e pushtetit që vetë ëndërronte. Koreolabos prezanton sot në mbrëmje edhe katër pjesë të tjera baleti në Teatrin e Operas dhe Baletit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *