E premte, 9 Tetor 2026 Te Paekspozuarit deri në 04:45 Në vijim ora 04:45: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Logu: Ministri i Brendshëm me 10 gardistë po shpërndante fletëpalosje dhe kërkonte vota

Avokati Marash Logu i ftuar në Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, ka denoncuar një tjetër rast, ku sipas tij po përdoret administrata në fushatë.

Ai tha se një ditë më parë ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, duke përdorur makinat e insttucionit që përdor dhe gardën e republikës, është filmuar duke shpërndarë fletëpalosje ku kërkonte votën për vete dhe Partinë Socialiste.

“Ditën e djeshme ministri i brendshëm sëbashku me forcvate  gardës shpërndante fletpalosje ku kërkonte mbështetje për PS dhe për vete. Ai mund të bëjë fushatë, por nuk duhet të përdorë makinat e institucionit dhe gardën. Dhe deri tani  nuk kemi patur asnjë lëvizje”, tha Logu.

Vazhdo të lexosh

Reklamë