
Lobimet ruse për PD/ Arben Ristani paraqitet vetë në prokurori
Arben Ristani paraqitet në prokurori për lobimet e PD në SHBA.
Zyrtari demokrat është thirrur në organin e akuzës në cilësine e të pandehurit për lobimet ruse që PD ka bërë në SHBA.
Bashkë me ish sekretarin e përgjithshëm të PD, janë marrë të pandehur për këtë cështje edhe kryetari i PD Lulzim Basha dhe Ilir Dervishi ekonomist i selisë blu.
Në nëntor të vitit 2019 ‘Muzin Capitol Partners’, deklaroi se kjo kompani kishte marrë tre pagesa, në një shumë prej 675 mijë dollarësh, për punën e saj në favor të Partisë Demokratike në vitin 2017.
Një ditë më parë Zeri i Amerikës shkruante se Basha kishte qënë kontradiktor në lidhje me deklaratat e tij për marrëdhënien që kishte pasur PD me këtë kompani lobimi.
Deri tani Basha nuk ka pranuar të paraqitet në prokurori duke kërkuar që akuza të argumentojë kërkesën për marrjen e tij si të pandehur.
Për këtë arsye prokuroria ka lënë datën 20 qershor si afatin e fundit për paraqitjen e Bashës ndryshe duhet të merret forcërisht.




