E premte, 13 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Lobimet në SHBA, Basha paraqitet sot në prokurori

Kreu demokrat Lulzim Basha pritet të paraqitet këtë të hënë në orën 09:30 në prokurori në lidhje me çështjen e lobimeve në SHBA.

 

Pak ditë më parë prokurorët Ervin Karanxha, Gjergji Tafa dhe Kolë Hysenajpas hetiemve të bëra vendosën që të merrnin të pandehur kreun demokrat, Lulzim Basha, ish-sekretarin e PD, Arben Ristanin si dhe ekonomistin e PD, Ilir Dervishin.

 

Në fletëthirrjen e dërguar, organi akuzës paralajmëronte kreun demokrat se nëse do të refuzonte që të paraqitej atëherë do të ndërhynte policia gjyqësore.

Më shumë video

Reklamë