E hënë, 9 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 39 minuta më parë
Video · Bota

Lobim në SHBA për dialogun Kosovë-Serbi

Si Kosova ashtu edhe Serbia po intensifikojnë takimet dhe bisedimet në New York për forcimin e pozitave të secilit vend ne dialogun mes dy vendeve. Presidenti i Kosovës Thaçi ka deklaruar nga Nju-Jorku se tani është koha e arritjes se marrëveshjes paqësore . Sipas kreut të shtetit pakti do të hapë perspektivat euroatlantike për Prishtinën dhe Beogradin. Thaçi është shprehur se ketë çështje do ta shtrojë edhe ne takimin me presidentin amerikan Trump.

 

Presidenti Thaçi gjatë vizitës së tij në New York ka zhvilluar takime me personalitete të ndryshme, me qëllim arritjen e njohjeve të reja.

 

Reklamë

Nga ana tjetër edhe Beogradi vijon lobimin.  Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiç në një takim  me senatorin amerikan Ron Johnson, ka diskutuar edhe për dialogun Kosovë-Serbi  ku ka theksuar se Prishtina me veprimet e saj nuk kontribuon po e bën të vështirë gjetjen e zgjidhjes. Shefja e qeverisë serbe ka siguruar senatorin Johnson se Serbia është e përkushtuar ndaj stabilitetit në rajon.

 

Ndërkohë Ministri i Jashtëm Ivica Dacic në fjalën e tij në samitin e paqes në New York ka theksuar se arritja e marrëveshjes për çështjen e Kosovës është prioritet kombëtar për Serbinë.

Më shumë video

Reklamë