Subscribe

Mbi 50 mijë inspektime janë kryer që nga dita e rënies së tërmetit shkatërrimtar të nëntorit. Pas marrjes se informacionit mekanizmi i fundit që kryen përllogaritjen e dëmit është PDNA, qe bën vlerësimin e nevojave pas katastrofës.

 

Procesi përfshin 9 sektorë, shtëpitë, shkollat, poliklinikat, spitalet, monumentet e kulturës, sektorin e bujqësisë, privat dhe dëmet në infrastrukturën e komunitetit. Në përllogaritje për secilin sektor përfshihet edhe kostoja e dëmit dhe humbjes. Milva Ekonomi që po koordinon gjithë këtë proces financiar sjell shembullin e një banese.

 

Për të përpiluar në shifra dokumentin që Shqipëria do të diskutojë në konferencën e donatorëve, në 17 Shkurt, janë angazhuar 37 ekspertë ndërkombëtare në bashkëpunim me ata vendas.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *