Subscribe

Ashtu si qeveria edhe bashkia ka nisur  turin e llogaridhënies. Nga Berzhita Erion Veliaj i shoqëruar nga deputete e ministra tha se reforma territoriale ktheu vëmendjen tek zonat rurale. Pas tre viteve pune kryesisht me projektet e mëdha, kryebashkiaku premton ndryshimin e situatën edhe ne fshat.

 

“Ideja e Kryeministrit për reformën territoriale, për ta zgjeruar Tiranën, ishte një nga idetë më të mira sepse për të bërë një shkollë në fshatin Mihajas me taksat e 400 banorëve, do të duheshin 82 vjet. Reforma i dha mundësi bashkisë të vjelë taksa në zona urbane dhe të investojë edhe në zonat rurale. Kësisoj, të bëjë në një kohë më të shkurtër, disa gjëra që nuk do ishin bërë për 80 vjet. Në këto tre vite mbaruam punët e mëdha që nuk ishin bërë prej vitesh. Kishte mbetur sheshi, kishte ngecur pazari, kishte ngecur bulevardi, kishin ngecur shumë shkolla në Tiranë. Tiranën e kemi gjetur me shkolla me dy turne dhe një pjesë të madhe të shkollave e kemi shpëtuar nga dy turnet. Pra, për të gjitha këto arsye, them se jemi në një situatë kur ka ardhur radha e fshatit”

 

Veliaj foli edhe per reformën e ujit. Investimet ne rrjet do te permiresojne situatën e furnizimit sipas kryebashkiakut. Ndërsa ministri i financave deklaroi se reformat e ndërmarra e shpëtuan Shqipërinë nga kriza ekonomike.

 

 “Mos harroni se kur morëm detyrën në 2013, Shqipëria ishte në prag të falimentimit. Kur kemi thënë në 2013 se Shqipëria rrezikohet nga një krizë si kriza greke, e kushdo që e ka dëgjuar nga ju ka thënë: Po këta, çfarë po thonë?! E dini çfarë do të thotë? Do të thotë se nëse do të ishim pre e asaj krize, e cila fatmirësisht falë përgjegjshmërisë tonë nuk u bëmë, por përkundrazi e lamë pas, do të thotë se dikush që merrte 500 të vjetra, nëse do të kalonte vendin në krizë do të merrte 200 të vjetra. Nëqoftëse do të kishte një pension 150 lekë, pensioni do t’i katandisej 50 lekë”

 

Turi llogaridhënës i Bashkisë se Tiranës do te vijoje edhe ne zona te tjera te kryeqytetit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *