E mërkurë, 30 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Lleshi: Varrimi në Bularat provokim ndaj shtetit tonë, 52 grekë non grata   

Zv/ministri Brendshëm Sandër Lleshi deklaroi se 52 shtetas grekë janë shpallur non grata në Shqipëri për tensionet e krijuara në Bularat.

 

Reklamë

Në një deklaratë për mediat, Lleshi, u shpreh se Greqia nuk duhet ta marrë urtësinë tonë për dobësi ndërsa I konsideroi thirrjet dhe parrullat gjatë ceremonisë mortore, provokim ndaj shtetit shqiptar nga grupe të caktuara.

 

“Duke e konsideruar të papranueshëm, provokimin sa vulgar, aq edhe të rrezikshëm që iu bë dje shtetit shqiptar e qytetarëve të tij pa dallim, nga individëve e grupe të caktuara të ardhura nga Greqia, të cilët shpërdoruan respektin tonë ndaj normës tradicionale shqiptare të hapjes së dyerve të një familjeje në zi dhe e kthyen një ritual përbashkues varrimi, në një shfaqje të pa tolerueshme ekstremizmi, ka vendosur: Shpalljen persona të padëshiruar në vendin tonë, të 52 personave të shtetësisë greke, për veprimtari të organizuar në dëm të sovranitetit të Republikës së Shqipërisë dhe shfaqje e deklarata sfiduese ndaj rendit kushtetues, sigurisë kombëtare dhe qetësisë publike të këtij vendi.”

 

Sander Lleshi, I cili ka vetëm pak ditë që ka marrë drejtimin e Minsitrisë së Brendshme konfirmoi se këta njerëz dhe të tjerë, që po analizohen nga forcat e sigurisë lidhur me shfaqjen e djeshme ekstremiste në fshatin Bularat. Ai shtoi se këta persona nuk do të lejohen të hyjnë më në këtë vend, për periudhën e parashikuar në ligj.

 

“Askush nuk duhet ta marrë urtësinë tonë për dobësi dhe asnjë i huaj nuk mund të shkelë pa u përballur me pasojat, ligjin dhe traditat e mikpritjes së këtij vendi.”

Më shumë video

Reklamë