Stuhia politike e krijuar pas refuzimit te presidentit per te dekretuar Sander Lleshin, ne pamje te pare duket se u qetësua. Kryeministri Edi Rama ka ndjekur rutinën e çdo jave duke marre pjese ne publikimin e rasteve qe ka arritur te zgjidhe platforma Shqipëria qe duam.

 

Ne jemi vërtetë të inkurajuar nga fakti që numri i qytetarëve që i drejtohen Platformës rritet. Jemi po ashtu krenarë për faktin që po i afrohemi 17 mijë rasteve të adresuara konkretisht dhe zgjidhjeve, të cilat përndryshe mund të ishin vonuar ende më tepër, ose mund të ishin ende sot duke u zvarritur.

 

Lideri i mazhorances ka shmangur çdo koment per presidentin apo krizën kushtetuese dhe burime nga Partia Socialiste bëjnë me dije se parlamenti do te prese kryetarin e shtetit qe te bindet per te dekretuar Sander Lleshin. Pak metra larg selisë se kryeministrisë, ne selinë e presidencës gjithashtu ka rene heshtja. Kryetari i shtetit ndodhet ne Itali e deri ne kthimin e tij nga vizita zyrtare nuk pritet asnjë zhvillim. E ndërsa te dy palët presin lëvizjen e kundërshtarit; refuzimi i presidentit per te dekretuar ministrin e brendshëm rrezikon te kthehet ne nje precedent, impakti i te cilit shkon përtej emrit te Sander Lleshit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *