E diel, 27 Shtator 2026 Zilia deri në 01:10 Në vijim ora 01:10: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Lleshaj thirrje Bashës: Ndaloni sulmin ndaj forcave të Policisë

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj i ka bërë thirrje kryedemokratit Lulzim Basha që të qëndrojë larg dhunës dhe sulmeve ndaj forcave të Policisë së Shtetit.

 

Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, ministri shkruan se një oficer policie është dëmtuar nga mjetet e ndaluara shpërthyese që hodhën protestuesit.

 

“Një oficer policie është dëmtuar nga mjetet e ndaluara shpërthyese që hodhën protestuesit.  Drejtuesit e protestave duket se kanë financa të mëdha për të blerë mjete shpërthyese të ndaluara, por edhe vullnet të plotë për të goditur forcat e rendit. I bëj thirrje Lulzim Bashës që të ndalojë sulmin ndaj forcave të Policisë së Shtetit!”

 

Apeli i Lleshajt per Bashen dhe opoziten erdhi ne momentet kur militantet e opozites vijonin sulmet me flakadane dhe shashka drejt forcave te rendit tek hyrja e parlamentit.

Vazhdo të lexosh