Subscribe

Ministri i Brendshëm Sander Lleshaj mblodhi këtë të hënë të 12 prefektet për tu komunikuar se të gjithë do duhet të jenë në krye të detyrës dhe se gjatë muajit gusht, të gjithë do të jenë në punë.


“Për të qenë në krye të detyrës, së pari në krye të detyrës do të jenë gjithë prefekturat e vendit të cilat do t’i fillojnë pushimet e vitit 2019, pas datës 1 shtator. Ky është lajm i mirë apo i keq, këtë do ta merrni secili sipas preferencës, por ky është lajmi i parë që do t’ju them. Të gjitha strukturat e prefekturave do të jenë në punë gjatë muajit gusht, për arsye se muaji gusht është muaj vendimtar për të përmbushur procesin e konstituimit të të gjithë strukturave të pushtetit vendor në Shqipëri.  I njëjti mesazh vlen edhe për të gjithë strukturat e tjera të bashkive, ndaj të cilave nuk kam fuqi të drejtpërdrejtë urdhri, por kam fuqi për t’u kërkuar që të jenë në krye të detyrës me qëllim që të mundësojnë tranzicionin normal të pushtetit nga kryetarët ekzistues, tek kryetarët e rinj, që kanë dalë pas zgjedhjeve të datës 30 qershor. Është me shumë rëndësi që punonjësit e administratës së bashkive të vendit të kuptojnë që në një pjesë të madhe të tyre janë nëpunës të administratës publike dhe u nënshtrohen detyrimeve të legjislacionit përkatës.”

 

Lleshaj u pyet nga gazetaret se ccfarë do të ndodh nëse kryetarët e bashkive nuk leshojne zyrat, sicc dhe kane paralajmeruar.

 

“Së pari zyrat janë të shtetit dhe nuk janë të askujt.  Të gjithë jemi të përkohshëm në zyrat ku jemi. Të gjithë, – dhe kohën na e përcakton ligji. Në rastin e të zgjedhurve vendorë të kryetarëve të bashkive në fakt këtë e ka përcaktuar vetë kushtetuta. Në qoftë se ne të tjerët rrimë nëpër këto zyrat që jemi, në këto pozicione ku jemi në bazë të ligjeve të caktuara, akteve pra që janë që janë poshtë Kushtetutës, në rastin që flasim këtë e ka përcaktuar vetë Kushtetuta. Ne urojmë që askush të mos çmendet, për të zaptuar zyra që s’i takojnë.”

 

Ministri i Brendshëm siguroi administratën e bashkive se nuk ka asnjë arsye për tu trembur, pasi sipas tij, nuk do të ketë asnjë tërmet në administrate me ardhjen e kryetarëve të rinj të bashkive.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *