Ministri Lleshaj  reagoi në Twitter në lidhje me vendimin pozitiv të BE-së, për të hapur negociatat për anëtaresim me Shqiperinë.

Lleshaj shkruan se këtë të martë pati një videokonference me ambasadorët e BE, SHBA, Gjermanisë, Francës, Mbretërisë së Bashkuar, Italisë dhe Holandës, ku u diskutua për çështje të luftës kundër krimit të organizuar dhe për ecurinë e deritanishme të Operacionit Forca e Ligjit.

Në këtë video-konferencë, tha Lleshaj, pata kënaqësinë e madhe të pres edhe urimet e ambasadorëve për vendimin historik të hapjes së negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

 

Sot është një ditë e madhe, e cila ngrihet mbi çdo virus dhe na mbush me krenari, shpresë, por më së shumti me përgjegjësi të reja. Shqipëria është Europë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *