E martë, 10 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:00 Në vijim ora 14:00: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Lleshaj refuzoi interpelancën për studentët, Vokshi nxjerr mesazhin

Deputetja demokrate Albana Vokshi ka komentuar mungesën e ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj dhe ka publikuar përgjigjen refuzuese të Ministrit për Interpelancë për çështjen e studentëve.

 

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Vokshi ka publikuar përgjigjen e Ministrit të Brendshëm, ndërsa përgjigjja siç duket në foton e publikuar nga Vokshi ka ardhur nga “Paradhoma” e tij.

 

Reklamë

“Kur “Paradhoma” nuk informon “Prapadhomën”

Ministri i Brendshëm #Lleshaj, në shkelje të Kushtetutës dhe Rregullores së Kuvendit, #refuzoi sot të paraqitej në Komisionin e Arsimit në një Dëgjesë Urgjente, për të raportuar për dhunën e ushtruar ndaj Studentëve nga Policia e Shtetit. Kërkesë kjo e bërë nga Deputetët e #Opozitës në Komision.

“Paradhoma” njoftoi që “prapadhoma” nuk vjen se ka gjëra më të rëndësishme se #Studentët apo të raportojë para Kuvendit.

“Paradhoma” si duket nuk e kishte informuar “Prapadhomën” që paraqitja para #Komisionit ishte e drejtë #Kushtetuese…

#Opozita dërgoi sot një kërkesë tjetër, Ministri Lleshaj duhet të paraqitet në Komision javën që vjen. #AKeniParëMaxhorancëQëBojkoton?”

Vazhdo të lexosh

Reklamë