Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj mohoi që Shqipëria të jetë e rrezikuar nga hakmarrja e Iranit, pas tensionimit të marrëdhënieve me SHBA pas ekzekutimit të gjeneralit iranian. Në një intervistë për emisionin “Kapital”, Lleshaj deklaroi se siguria kombëtare e vendit tonë nuk cenohet nga iranianët.

 

“Shqipëria është pozicinuar sdhumë fortë në krah të SHBA. Pyetja lidhur me sigurinë kombëtare nuk shtrohet sepse nuk ka asnjë shans, asnjë idicie, asnjë mundësi që siguria kombëtare e Shqipërisë të cenohet për arsye se siguria kombëtare është e kontraktuar në kuadër të një aleance të madhe, është Aleanca e NATO.”

 

Por Lleshaj pranoi se kur bëhet fjalë për sigurinë publike të Shqipërisë, atëherë mund të flasim për një rrezik të vogël.

 

“Siguria publike sigurisht që kemi arsye të jemi të kujdesshëm, të jemi vigjilentë dhe të mendojmë për të parandaluar çdo mundësi për terrorizmin”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *