E mërkurë, 7 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Lleshaj pret homologun e Kosovës, në fokus kontrolli i kufijve dhe levizja e lire e qytetarëve

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj priti sot ministrin e Punëve të Brendshme të Kosovës, z. Ekrem Mustafa dhe delegacionin që e shoqëronte, në përbërje të të cilit ishin Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës dhe zyrtarë të lartë të Ministrisë e Policisë.

 

Reklamë

Gjatë takimit u diskutuan çështje të bashkëpunimit dypalësh, me fokus të posaçëm forcimin e kontrollit të kufijve dhe lehtësimin e lëvizjes së lirë të qytetarëve në dy shtetet tona.

 

Reklamë

Takimi mes dy ministrave të Brendshëm pason mbledhjen e përbashkët të dy qeverive, mbajtur në Pejë disa javë më parë.

 

Delegacionet diskutuan gjithashtu mbi thellimin e bashkëpunimit policor dhe koordinimin e përpjekjeve të përbashkëta në proceset e integrimit evropian, në të dy vendet.

Vazhdo të lexosh

Reklamë