Subscribe

I ndodhur ne Gjermani, ministri i Brendshem Sander Lleshaj, në një interviste për DË, ka hedhur poshtë përgjimet e publikuara të mërkuren nga gazeta gjermane Bild, duke kujtuar parimet e së drejtës.

Ne të gjithë kuptimin e së drejtës, përgjimet nuk janë prova. Janë indicie që të çojnë tek provat, kështu që ne duhet e presim sa rasti te sqarohet perfundimisht nga organet kompetente ligjore, të cilat po e hetojne.

 

Duke mos komentuar ne asnje moment pergjimet, ku perfshihet dhe Vangjush Dako, Lleshaj ka bere apel per qetesi.

 

Çështja ka nevoje të merret me qetësinë e duhur për arsyen se bëhet fjalë për një çështje e cila është në një proces hetimor. Kjo është thjesht një rrjedhje e paautorizuar nga një proces hetimor në zhvillim. Duhet të presim fundit, nuk duhet te kercejme tek konkluzionet shume heret, se kam frike se i bejme deme gjithe procesit

 

Por Lleshaj e cilëson atë një rast të shkëputur dhe qe nuk do kete ndikim ne imazhin e Shqipërisë.

 

Unë nuk besoj që një përgjim i tillë prish imazhin e Shqipërisë, sepse Shqiperia eshte shume me e madhe se sa nje rast i shkeputur, i publikimit te nje pergjimi te caktuar.

 

Ministri i Brendshem u shpreh optimist për mbështjen e Gjermanisë në rrugën integruse të Shqipërisë, ndërsa i bëri dhe njeherë apel opozitës që të tregohet e permbajtur në protestën e radhës e të mos godas forcat e policisë apo institucionet.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *