Ministri I Brendshëm, Sandër Lleshaj ka reaguar në lidhje me sulmet e bëra nga mbështetësit e opozitës në KZAZ-në e vendosur në shkollën “Nazmi Rushiti” në Peshkopi.

 

Në një postim në Twitter, Lleshaj I ka cilësuar sulmet si verbëri të dhunës politike ndërsa ka paralajmëruar se ligji do të veprojë pa asnjë mëdyshje ndaj çdo forme krimi.

 

“Verbëria e dhunës politike po sulmon sot me molotov KZAZ e vendosur në shkollën “Nazmi Rushiti” dhe Policinë në Dibër, nën drejtimin e përfaqësuesve të lartë të opozitës. Ligji do të veprojë pa asnjë mëdyshje ndaj çdo forme të krimit!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *