Subscribe

Ministri I Brendshëm, Sandër Lleshaj deklaroi se në Shqipëri është rritur numri I emigrantëve të paligjshëm në vitet e fundit.

 

Në ceremoninë e nisjes së operacionit FRONTEX në Shqipëri, Lleshaj tha se në vitin 2018 ky numër është rriturdisa herë krahasuar me vitin vitin 2017.

 

“Në harkun e 10 viteve të fundit, numri personave që kanë lëvizur nëpër pikat tona kufitare është rritur nga 9 milionë në vitin 2008 në 23 milionë në fundin e vitit 2018. Kjo rritje vijon të njëjtën tendencë dhe gjatë këtij viti. Por përveç flukseve përherë në rritje të udhëtarëve të rregullt, ku dominojnë turistët, është shënuar edhe një rritje e numrit të migrantëve të parregullt të cilët kanë tentuar të përdorin Shqipërinë si vend transiti në përpjekjen e tyre drejt vendeve të tjera europiane. Në vitin 2018 ky numër u rrit me disa herë në krahasim me vitin 2017, ndërkohë që edhe gjatë këtij viti fenomeni ka vijuar të mbetet prezent.”

 

Lleshaj u shpreh I bindur se nëpërmjet operacionit të përbashkët me FRONTEX lufta kundër krimit ndërkufitar do të përforëcohet akoma më shumë.

 

“Nëpërmjet operacionit të përbashkët me FRONTEX ne synojmë të adresojmë shumë herë më mirë çështjet e migracionit të parregullt drejt Shqipërisë. Por në të njëjtën kohë, përmes këtij operacioni ne besojmë se do të përforcojmë kapacitetet tona në luftën kundër krimit ndërkufitar, do të rrisim bashkëpunimin me FRONTEX dhe me vendet anëtare të BE, të cilat marrin pjesë në operacion, dhe, mbi të gjitha, do të rrisim nivelin e besimit reciprok mes Policisë shqiptare dhe strukturave homologe europiane.”

 

Sipas Lleshajt ky bashkëpunim do t’i shërbejë policisë si një përvojë e mirë me qëllim zgjerimin edhe në luftën kundër krimit të organizuar.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *