Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj gjatë vizitës së tij në Mirditë, ka zhvilluar një takim me nxënësit në lidhje me sigurinë publike.

 

Përmes një postimi në Facebook, Lleshaj shkruan se ky një grup plot energji pozitive, dituri dhe inteligjencë.

 

“Bashkëbiseduam për nevojën e angazhimit qytetar dhe publik, për sigurinë si një e mirë publike primare, për vlerat dhe përgjegjësitë individuale dhe komunitare, për raportin e ligjit me moralin dhe për shumë gjëra të tjera. Jo shpesh të ndodh që të përballesh me pyetje të vështira e kritike, të cilat të bëjnë që të djersitesh, por edhe që të mbushesh me respekt për atë që pyet.  Në fund të një diskutimi të tillë kupton se sa vlerë ka koha e dedikuar për të, edhe pse ndoshta në fillim vjen me drojën se i ke hequr diçka ditës së zakonshme të punës. Në fakt, është e kundërta. Dita e punës merr vlerë autentike kur asaj i shtohet një diskutim i tillë.”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *