E diel, 27 Shtator 2026 Film TV deri në 07:00 Në vijim ora 07:00: Lajme Ora 7:00 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Lleshaj në Gjirokastër: Policia vëmendje të lartë ndaj minoritetit

Ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj këtë të premte ka qenë në bashkinë e Dropullit, Gjirokastër, në një takim llogaridhënës për parandalimin e krimit.  Pjesë e këtij takimi ishte ministri Lleshaj, Prefekti i Qarkut, përfaqësues të Policisë, Prokurorisë dhe zv.ambasadorja e Holandës në Tiranë.

 

Ndërkohë sipas informacioneve bëhet me dije se në bashkia e Dropullit, e banuar kryesisht nga minoriteti grek, ka në përbërje 41 fshatra,  niveli i kriminaliteti është ndër më të ulëtit në qark.

 

“Ne duhet që Policinë ta konsiderojmë si Policinë tonë. Dhe ka shumë mënyra për t’u afruar me policinë. Së pari, duhet që vetë Policia ta fitojë besimin e qytetarëve, duhet që ajo ta bëjë hapin e parë. Por, duhet që edhe qytetarët të mundohen të gjejnë tek Policia një partner të tyre. Unë besoj se rruga më e mirë për ta bërë këtë dhe, këtu gjej rastin për ta përsëritur këtë thirrje, është që ne duhet t’i shohim djemtë dhe vajzat e minoritetit grek pjesë të Policisë tonë. Do të ishte një investim i madh për Policinë e Shtetit tonë, por dhe për miqësinë tonë, edhe për marrëdhëniet midis shqiptarëve dhe grekëve, që pjesëtarë të minoritetit etnik grek të bëhen pjesë e strukturave të Policisë së Shtetit tone”.

 

Ndër të tjera në fjalën e tij ministri Lleshaj është shprehur se ato do ti kushtojnë një vëmendje të veçantë minoritetit, pasi është një pjesë e Shqipërisë vërtet e bukur.

 

Ndërkohë Sotiraq Hroni nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim ëstë shprehur se takimet llogaridhënëse janë forma më e mirë e një komunikimi, mbi të gjitha për të vendosur ura për të ardhmen me qëllim që të punohet për më shumë siguri, rend, investime.

Vazhdo të lexosh