E martë, 10 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Lleshaj në Belgjikë: Mbështetje për hapjen e negociatave

Në ditën e dytë të qëndrimit në Belgjike, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj u takua me homologun Pieter De Crem.

 

Hapja e negociatave, bashkëpunimi 2 palësh policor, si dhe çështja e migracionit të paligjshëm, ishin disa nga ceshtjet e diskutuara ne takim mes dy ministrave.

 

Reklamë

Në lidhje me procesin e integrimit ministri Lleshaj foli per progresin e bërë nga shqipëria dhe gatishmërinë në përshtatjen e legjislacionit, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, por edhe të frenimit të fenomenit të azilkërkimit.

 

Ministri i Brendshëm belg konfirmoi mbështetjen e vendit të tij, për hapjen e negociatave. Sipas tij pala shqiptare ka punuar shume për të bindur edhe vendet skeptike të BE-së dhe promovuar progresin e Shqipërisë.

 

Ministri i Brendshëm i Belgjikës pranoi problemet e brendshme të BE-së, nevojën për të rishikuar organizimin dhe funksionimin e organeve të saj, që janë faktorë që ndikojnë në përqasjen dhe qëndrimin e BE-së ndaj zgjerimit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë