E shtunë, 14 Nëntor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 18 minuta më parë
Video · Politikë

Lleshaj: Ndal dhunës në KZAZ, kryebashkiakët do përballen me ligjin

Nga Vlora, ministri i brendshëm Sandër lleshaj paralajmëroi të gjithë kryetarët e bashkive të djatha që po mundohen të prishin procesin zgjedhor se po shkelin ligjin.

 

Lleshaj theksoi se askush nuk mund te nderhyje me force në komisionet zonale të administrimit zgjedhor.

 

Reklamë

SANDER LLESHAJ

MINISTER I BRENDSHEM

 

Nuk kanë atribute për të ushtruar forcë Kryetarët e bashkive në një vend normal. Nëse do të kalojmë në një nivel barbarie ku të gjithë tregojnë forcë, atëherë vijmë te ajo që quhet “bellum omnium contra omnes” që do të thotë: “Lufta e të gjithëve kundër të gjithëve”. Gjithkush merr atributet e forcës. Atributet e forcës në një shtet ligjor i ka vetëm Policia e Shtetit, që ka monopolin për ta ushtruar forcën në bazë të ligjit. Pra kryetarit Shameti, dua t’i them këtu, meqenëse e përmendët emrin ju, që duhet ta heqë nga fjalori forcën, sepse forca nuk është në duar të kryetarëve të bashkive apo të qytetarëve. Forca është vetëm në duar të Policisë së Shtetit për ta ushtruar kundër krimit. Kaq.Sa i përket ndërhyrjes apo tentativës tek-tuk të ndonjë kryetari bashkie, dua të them se afati i mandateve të kryetarëve të bashkive mbaron tani. Ka një afat 4-vjeçar për të ushtruar funksionet. Nëse ky afat mbaron është absurde, është paradoksale të mendojmë që një kryetar bashkie del dhe lufton me forcë për zgjatur arbitrarisht afatin ose mandatin e tij. Ai duhet të lëshojë mandatin dhe duhet t’u hapë rrugë zgjedhësve që ata të vendosin për atë apo për një tjetër përmes zgjedhjes. Kjo është ajo që mund t’i them atij dhe të tjerëve. Sigurisht që duhet të jenë të qartë që forcë nuk mund të ushtrohet sepse është kundër ligjit. Dalin përtej ligjit po të përdorin forcën. Kam rastin t’i ftoj që të kthjellohen dhe të afrohen tek ligji, sepse në qoftë se do të ushtrojnë veprime të pamenduara dhe jo në përputhje me ligjin, do të ballafaqohen vetë me të. Pasojat do të jenë ato që ligji  parashikon për dhunuesit e zgjedhjeve, aq më tepër kur këta janë të veshur me pushtet

 

 

I pyetur mbi kërcënimet që i janë bërë kryetarit të partisë demokratike Lulzim Basha, Lleshaj sqaroi se nuk kishte informcion, por nuk mohoi se ishte takuar me një nga truprojat e tij.

 

Ministri u ndal edhe tek lufta kundër kultivimit të kanabisit në Vlorë, si një nga qarqet më problematike, duke thënë se kontrollet do të shtohen.

 

Ministri u ndal edhe tek lufta kundër kultivimit të kanabisit në Vlorë, si një nga qarqet më problematike, duke thënë se kontrollet do të shtohen.

Më shumë video

Reklamë